Porosite
Kthehu në faqen kryesore

Politika e privatësisë

Përditësuar së fundmi:

Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna përpunon Porosite kur vizitoni faqen tonë ose menunë digjitale të një restoranti.

Vizitorët e menuve

Kur hapni menunë e një restoranti, regjistrojmë ngjarje anonime: shikimin e menysë, kategorive dhe produkteve, llojin e pajisjes, gjuhën dhe domenin nga i cili keni ardhur.

Për të vlerësuar numrin e vizitorëve unikë, shfletuesi juaj ruan një identifikues të rastësishëm. Në server ruajmë vetëm një vlerë të koduar (hash) të tij, e cila nuk mund t'ju lidhë me identitetin tuaj. Nuk ruajmë adresën IP në statistikat e menysë.

Gjuha e zgjedhur e menysë ruhet në një cookie që menuja të hapet në të njëjtën gjuhë herën tjetër.

Formulari i kontaktit

Kur plotësoni formularin "Bëhu pjesë e Porosite", ruajmë emrin e restorantit, personin kontaktues, telefonin dhe, nëse i jepni, email-in, qytetin dhe mesazhin. Këto të dhëna përdoren vetëm për t'ju kontaktuar lidhur me kërkesën tuaj.

Përdoruesit e panelit

Për llogaritë e restoranteve dhe shitësve ruajmë emrin, email-in, numrin e telefonit (opsional) dhe një version të koduar të fjalëkalimit. Për arsye sigurie regjistrojmë veprimet e rëndësishme në panel.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja personale duke na kontaktuar përmes formularit në këtë faqe.